×
  • Lajme
  • Botë

    Këshilltari i Trumpit mbron Vuçiqin, pasi u sulmua për mënyrën se si ishte ulur para presidentit amerikan

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 11:00

    Të premten në Washington Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje ekonomike në prani edhe të presidentit Trump.


    Një foto  e Vuçiqit pas nënshkrimit të marrëveshjes e ku shihej i ulur përballë Trumpit në karrige mori kritika të shumta.

    Është zëdhënësja e MPJ-së së Rusisë,  Maria Zakharova përmes një postimi e përqeshi presidentin serb për mënyrë se si ishte ulur para Trumpit. Por, presidentit serb i ka dalë në mbrojtje Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien.

    Këshilli i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

    “Madhësia e një njeriu nuk matet nga madhësia e karriges në të cilën ai ulet ose nga madhësia e forcës në emrin e të cilit ai flet, por nga madhësia e guximit për të mbrojtur popullin e tij dhe miqtë e popullit të tij në çdo karrige ”, kishte shkruar Vulin.

    Kujtojmë se Zakharova ka kërkuar falje për postimin e bër, në të cilin ajo krahasoi foton e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në një takim me presidentin amerikan Donald Trump me një skenë nga filmi “Basic instinct”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!