×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Këta janë heronjtë e Vjenës’: Dy të rinj turq mes plumbave shpëtojnë një të moshuar dhe një polic nga vdekja e sigurt

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 11:22

    Dy luftëtarë turq të MMA-së u bënë heronjtë e ditës në Vjenë pas sulmit terrorist në këtë vend që la të vdekur disa persona dhe plagosi shumë të tjerë. 


    Ata arritën që me sukses të shpëtojnë një grua të moshuar dhe një oficer policie të plagosur gjatë këtij sulmi, transmeton Reporteri.

    Një sulm i tmerrshëm terrorist në Vjenë të hënën në mbrëmje vrau katër dhe plagosi 17 persona.

    Mund të ketë pasur më shumë viktima nëse dy luftëtarë turq MMA, të cilët jetojnë atje, nuk do të ishin gjetur pranë sinagogës në kohën e sulmit.

    Vepra e tyre heroike nuk do të dihej nëse pamjet e shpëtimit të tyre nga një grua e moshuar dhe një oficer policie e plagosur nuk do të ishin përhapur në rrjetet sociale.

    Gazeta turke Hürriyet  zbulon se emrat e tyre  janë Mikail Özen dhe Rexhep Tajip Gyltekin.

    Në mediat sociale, ata janë shpallur heronj të Vjenës.

    Ndryshe, sipas mediave austriake i dyshuari është një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut me shtetësi austriake, transmeton Reporteri.

    I dyshuari i cili është identifikuar si Kujtim F. dhe që raportohet se ka prejardhje shqiptare, kishte disa dosje penale dhe ishte liruar nga burgu në dhjetor të vitit 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!