×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik në një xhami pas luftës me Izraelin

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 16:07

    Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei është shfaqur në publik.

    Televizioni shtetëror e tregoi atë teksa përshëndeste besimtarët në një xhami të shtunën, gjatë një ceremonie të mbajtur një ditë para festes Shiite të Ashura-s.

    Dalja e tij në publik dominoi mediat iraniane, ndërsa u transmetuan edhe pamje të mbështetësve që shprehnin gëzim, për shfaqjen e Khameneit.

    Ajatollahu duket teksa i drejtohet klerikut të lartë Mahmoud Karimi, duke e inkurajuar të këndoje një këngë patriotike mbi Iranin e cila u bë shumë popullore gjatë konfliktit me Izraelin.

    Shfaqja e fundit jopublike e Khameneit, ishte një fjalim i regjistruar pas armëpushimit që i dha fund luftës së nisur në 13 qershor, e gjatë së cilës u vranë komandantët më të lartë ushtarake dhe shkëncëtarët bërthamorë.

    Gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, Khamenei u shfaq në televizion përmes 3 videomesazheve, ndërsa kishte spekulime se ai dhe familja qëndronin të fshehur në një bunker. Në 27 qershor, ditën kur u arrit armëpushimi ai u shfaq teksa pretendonte fitoren dhe i thoshte Shteteve të Bashkuara se nuk kishin shënuar rezultat nga sulmet ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.

    Presidenti amerikan e akuzoi Khamenein se po gënjente dhe përsëriti pretendimin se sitet bërthamore të Teheranit ishin asgjesuar. Trump tha në atë kohë se e kishte shpëtuar Ajatollahun nga një vdekje e shëmtuar dhe poshtëruese. /A2Cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!