×
  • Lajme
  • Botë

    Kina i rikthehet frikës: Shënohet rritje e numrit të të infektuarve, por prapë ka më pak se Kosova

    Reporteri
    29 Korrik 2020 | 12:44

    Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës ka publikuar të dhënat e fundit të koronavirusit për vendin.


    Ajo ka raportuar 101 raste të reja – nga 68 më parë – shifër më e lartë që nga mesi i prillit.

    Nga rastet e reja, 89 u regjistruan në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang, ku po bëhet testimi në masë, raporton Aljazeera.

    Kështu, Kina shënon rikthimin e virusit që lindi dhe u përhap nga ky shtet, e që paralizoi gjithë botën. Javët e fundit, Kina u akuzuar se po fsheh rastet me COVID-19.

    Sidoqoftë, edhe ky numër në Kinë, nuk kalon Kosovën e cila po shënon numër rekord me të infektuar. Vetëm dje u shënuan 239 raste të reja në Kosovë, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!