Kina do t’i vendosë taksa të larta deri në 212 për qind për verën e prodhuar në Australi duke filluar nga e shtuna. Njoftimin e dha Ministria e Tregtisë e fuqisë aziatike.
Në njoftim thuhet se taksat ndaj verës australiane në Kinë do të luhaten nga 107 deri në 212 për qind. Pritet që ky vendim t’i rrisë edhe më shumë tensionet tregtare mes dy vendeve.
Muajve të fundit, Pekini i ka vënë në shënjestër disa lloje të importeve nga Australia, përfshirë thëngjillin, sheqerin, elbin dhe gaforret, në kohën kur mes dy shteteve të largëta ka edhe tensione politike.
Zyrtarët në Kinë kanë pretenduar se disa lloje të verës australiane po shiten më lirë në Kinë se në Australi përmes shfrytëzimit të ndihmave financiare. Sidoqoftë, Australia e ka mohuar këtë gjë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Kina është shteti kryesor ku eksportohet vera australiane. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, 39 për qind e verës australiane të shitur jashtë vendit është eksportuar në Kinë.
Ministria e Tregtisë e Kinës nuk tregoi se për sa kohë do të mbetet në fuqi kjo taksë e rëndë për Australinë.
Ndaj këtij vendi ka reaguar ministri australian i Bujqësisë, David Littleproud, i cili tha se Qeveria e Australisë është jashtëzakonisht e zhgënjyer me masën e vendosur nga Kina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.