Kina kërcënoi se do të ndëshkojë Britaninë për ofrimin e ndihmës për 3 milionë banorë të Hong Kong-ut.
Ambasada e Pekinit në Londër e quajti këtë një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe paralajmëroi: “Ne kundërshtojmë me vendosmëri këtë dhe kemi të drejtë për të marrë masat përkatëse ‘
“Ne i bëjmë thirrje palës britanike të shikojë në mënyrë objektive dhe të drejtë legjislacionin e sigurisë kombëtare për Hong Kong-un, të respektojë pozicionin dhe shqetësimet e Kinës, të përmbahet nga ndërhyrja në punët e Hong Kongut në çfarëdo mënyre”, thuhet në një deklaratë.
Kina ka miratuar një ligj të ri të sigurisë kombëtare kundër Hong Kong-ut. Mirëpo, çfarë do të thotë kjo në praktikë? BBC i hedh një vështrim më të hollësishëm këtij vendimi.
Sipas artikullit në BBC, juristët dhe ekspertët ligjorë kanë thënë se ligji i Kinës për sigurinë kombëtare kundër Hong Kong-ut, do të ndryshojë rrënjësisht sistemin juridik të këtij territori.
Ligji prezenton krime të reja me dënime të rënda deri në burg të përjetshëm dhe lejon personelin e sigurisë së vendit që të veprojë ligjërisht ndaj Hong Kong-ut pa ndonjë masë të ndëshkimit.
Ky legjislacion i jep Pekinit fuqi të gjëra që kurrë nuk i kishte poseduar më parë, në mënyrë që vendi të prek në këtë territor përtej sistemit juridik.
Ndërkohë, një ekip ekspertësh në SHBA dhe Hong Kong, identifikuan një numër aspektesh shqetësuese, për sa i përket këtij ligji.