Kina ka thënë se Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’ua hedhin fajin të tjerëve për gabimet e veta gjatë menaxhimit të situatës së pandemisë, duke reaguar kështu ndaj letrës së presidentit amerikan Donald Trump, me të cilën ai kërcënoi se do t’ia ndërpresë fondet OBSh-së.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se do ta rishqyrtojë anëtarësinë e Shteteve të Bashkuara në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, nëse kjo organizatë nuk u përmbahet zotimeve brenda 30 ditëve dhe e akuzoi këtë institucion për mungesë të pavarësisë nga Kina, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha para gazetarëve të martën se Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta akuzojnë Kinën, por se kanë bërë llogari të gabuar duke u munduar ta përdorin Kinën për t’iu shmangur përgjegjësisë së tyre.
Ndryshe, marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, edhe ashtu jo të mira para pandemisë, janë përkeqësuar pas akuzave të Shtëpisë së Bardhë për fshehjen e prejardhjes dhe numrit të rasteve në Kinë në fazën e parë të pandemisë. Këto akuza janë mohuar vazhdimisht nga Kina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.