×
  • Lajme
  • Sport
  • Botë

    Kina zotohet për “hakmarrje” ndaj bojkotit diplomatik të SHBA-ve të Lojërave Olimpike 2022 në Pekin

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 16:48

    Administrata e Presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftuar dje se delegacioni i saj diplomatik do t’i bojkotojë Lojërat Olimpike 2022 që do të mbahen në Pekin.

    Ky vendim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ka ardhur shkaku i “mizorive” të të drejtave të njeriut në Kinë, veprim ky që SHBA-të e dënojnë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Megjithatë, atletët amerikanë lejohen të udhëtojnë atje për të garuar. Këtë e ka bërë të ditur senatorja e Shtëpisë së Bardhë për media, Jen Psaki, gjatë ditës së hënë.

    Në lidhje me këtë ka folur sot zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Jashtme të Kinës, Zhao Lijan, i cili në një konferencë për media ka deklaruar se “Shtëpia e Bardhë do të paguaj për këtë gabim”.

    “Do të shohim”, shtoi ai, pa dhënë më shumë detaje.

    I pyetur nëse Kina do të konsideronte një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike 2028 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zhao tha se bojkoti i SHBA ka “dëmtuar themelin dhe atmosferën e shkëmbimit sportiv dhe bashkëpunimit në lojëra”.

    Tutje, zëdhënësi i MPJ-së kineze u bëri thirrje SHBA-ve që të mbajnë politikën jashtë sportit, duke thënë se bojkoti ishte kundër parimeve olimpike, shkruan Reporteri.net. Edhe mediat në Kinë dhe studiuesit kinezë kanë kritikuar vendimin e SHBA.

    Ndryshe, Lojërat Olimpike dimërore do të mbahen në vitin 2022 në Pekin, dhe pasi SHBA-ja njoftoi dje bojkotin diplomatik, të njëjtin vendim janë duke e shqyrtuar ta marrin edhe Australia, Britania e Madhe, Japonia dhe Holanda.

    Bojkoti diplomatik i SHBA-ve, u inkurajua prej muajsh nga disa anëtarë të Kongresit dhe grupet e të drejtave të njeriut, pavarësisht përpjekjeve mes dy vendeve për të stabilizuar lidhjet ekonomike midis dy ekonomive më të mëdha në botë, me një video-takim që u zhvillua muajin e kaluar midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Xi Jinping të Kinës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!