Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur rrufeja godet një burrë në Spring të Teksasit.
Alex Coreas i kishte nxjerrë tre qentë për t’i shëtitur, kur u godit befasisht nga rrufeja.
Ky burrë i pafat është rrëzuar menjëherë në tokë pa ndjenja, por është interesant fakti se rrufeja e goditi vetëm dhjetëra metra larg një spitali, ku nëpunësit vrapuan për ta ndihmuar, transmeton Telegrafi.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes ai nuk po merrte frymë, rrobat i kishte të djegura kurse këpucët i ishin zbathur nga këmbët.
Megjithatë kanë arritur ta rikthejnë në jetë, e familjarët e tij u kanë thënë gazetarëve se po shërohet në spital dhe se aktualisht ka dhimbje të mëdha në tërë trupin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.