Është konfirmuar personi i dytë i infektuar me koronavirus në Suedi.
Një burrë rreth të 30-ave thuhet të jetë infektuar me virusin Korona. Ai kishte qenë në veri të Italisë ku edhe është infektuar me virusin që po prekë thuajse gjithë botën.
Tri ditë pas arritjes në shtëpinë e tij në Gothenburg të Suedisë ai u sëmurë dhe si fillim pati simptoma si: Ethe, përkeqësim të frymëmarrjes dhe temperaturë.
I njëjti vizitoi Klinikën Infektive dhe u testua në bazë rutinore.
Testi rezultoi pozitiv gjatë pasdites së sotme. Mjeku që kreu kontollat e tij, Thomas Wahlberg tha se ai është infektuar në Itali dhe jo në Suedi.
Doktori shtoi gjithashtu se kanë kushte të mira dhe janë në gjendje të parandalojnë përhapjen e mëtejme të infeksionit.
Rasti i parë i konfirmuar me Koronavirus në Suedi ishte një grua 20 vjeçare në Jonkoping.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.