×
  • Lajme
  • Botë

    Koreja e Veriut gjuan dy raketa balistike në Detin e Japonisë

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 8:05

    Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa balistike në Detin e Japonisë, thotë SHBA dhe Japonia – testi i parë i tillë që kur Joe Biden u bë president i SHBA-së.


    Penjani e ka të ndaluar të testojë raketa balistike, të konsideruara si armë kërcënuese, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB.

    Si Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar ushtrimin.

    Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut thuhet se hodhi dy raketa jo-balistike në Detin e Verdhë.

    Japonia tha se asnjë mbeturinë nuk kishte rënë brenda ujërave të saj territoriale.

    Komanda e Paqësorit e SH.B.A.-së, e cila mbikëqyr forcat ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit, tha të enjten se testi theksoi “kërcënimin që programi i armëve të paligjshme të Koresë së Veriut paraqet për fqinjët e saj dhe komunitetin ndërkombëtar”.

    Prova e së enjtes vjen gjithashtu disa ditë pasi SH.B.A. morri në paraburgim koreano-veriorin e parë, Mun Chol Myung që u ekstradua nga Malajzia, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

    Mun është një biznesmen i akuzuar për pastrim parash përmes sistemit financiar të SHBA për të siguruar sende luksoze në Korenë e Veriut.

    Incidenti zemëroi Korenë e Veriut aq shumë sa ndërpreu lidhjet diplomatike me Malajzinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!