×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirus: në Wuhan dyshohet për djegie masive të të vdekurve

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 14:21

    Rritja e nivelit të dioksidit të squfurit në ajër i identifikuar në rajonin e Wuhanit në Kinë, ka ngritur dyshimet se atje po digjen kufomat e pacientëve që kanë vdekur nga koronavirusi.


    Ky nivel i dioksidit të squfurit rritet në ajër kur ka djegie të materialeve organike.

    Të paktën kështu po raportojnë disa media ndërkombëtare, të cilat po pretendojnë se Kina ka organizuar krematoriume masive për trupat e vdekur nga koronavirusi.

    Sipas këtyre raportimeve, dyshohet se Kina është duke mbajtur të fshehte numrin e personave të prekur nga sëmundja dhe po ashtu numrin e personave që kanë ndërruar jetë.

    Madje ka pasur studime shkencore të cilat pretendojnë se numri i të sëmurëve është shumëfish më i lartë bazuar në transmetimin e sëmundjes gjatë kohës së inkubacionit.

    Një punëtor i një krematoriumi në Wuhan ka deklaruar se nevojiten të paktën 100 thashë për kufoma në ditë. Këto trupa mblidhen nga spitalet kryesore në Ëuhan, si dhe nga qendra më të vogla spitalore dhe ordinance private.

    Që nga 28 janari, 90 përqind e stafit jemi duke punuar 24/7. Nuk na lejojnë të kthehemi në shtëpi”, ka thënë Yun – transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ai ka deklaruar se të gjitha dhomat ku kryhet procedura e krematoriumit janë duke punuar 24/7 në Ëuhan.

    Yun ka treguar se nuk mund të hanë dhe as të pinë për kohë të gjatë brenda ditës për shkak se duhet t’i kursejnë kostumet mbrojtëse, pasi që ato nuk mund të përdoren më pasi të happen për nevojat personale.

    Anëtarët e familjes së të vdekurve nuk lejohen t’ia japin lamtumirën e fundit, për shkak të rrezikut nga infektimi me virusin.

    Deri më tani janë regjistruar mbi 1115 vdekje në Kinë dhe mbi 45 mijë të prekur nga sëmundja./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!