Statuja e Krishtit në Brazilit u vesh si doktor të dielën me rastin e festës së pashkëve, ky veprim u bë në shenjë solidariteti më të gjithë mejekët që po luftojnë koronavirusin nga via e parë e frontit.
Gjithashtu edhe shumë flamuj të shtetëve të prekura nga virusi korona, me radhë ndriçuan statujën e Krishtit në Rio de Janeiro, shkruan Reporteri.net
Kryepeshkopi i qytetit, Dom Orani Tempesta, tha se ky veprim u bë për t’i falënderuar mejkët në të gjithë botën, që po rrezikojnë jetë e tyre për t’i shpëtuar njërzit.
Në statujë u shfaqën mesazhe falënderimi në gjuhë të ndryshme, ndërsa u paraqitën edhe fotografi të peronelit mjekësor që mbanin dizenfektues dhe maska për fytyrë.
Slogani “Fique Em Casa” – që do të thotë “Qëndro në shtëpi” – u shfaq në krahun e statujës.
Kjo është hera e dytë që kjo statujë ndriçohet, inciativa e parë u bë për të treguar se cilat vende ishin prekur me këtë virus.
Kujtojmë se Brazili deri më tani ka regjistruar më shumë se 22,000 raste me Covid-19 dhe 1.230 persona kanë vdekur, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.