Kosova sërish ka dështuar keq në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA.
Krahasuar tre viteve më parë vendi ynë ka shënuar regres në disa fusha.
Në listën mes 79 vendeve të botës, PISA e rangon Kosovën të tretën nga fundi dhe me një rezultat nën mesataren e vendeve pjesëmarrëse.
Mirëpo ku u renditën vendet tjera të rajonit?
Në listën pre 79 vendeve, nga rajoni Sllovenia qëndron më së miri, në vendin e 21-të, pastaj Kroacia në vendin e 29-të, Serbia në vendin e 45-të, Mali i Zi në vendin e 52-të, Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 62-të, Shqipëria në vendin e 63-të, shkruan Reporteri.net.
Testimi i PISA është një program i Organizatës Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Testet shërbejnë për të vlerësuar cilësinë e njohurive që studentët kanë fituar gjatë shkollës. Qëllimi kryesor i studimit është që të lejojë vendet dhe sistemet arsimore të shikojnë cilësinë e arritjeve arsimore, faktorët që ndikojnë në to dhe të marrin vendime strategjike në arsim bazuar në të dhënat empirike mbi arritjet e studentëve dhe kushtet në të cilat ata edukohen. /Reporteri.net