Ajo kishte shpërfillur përparësinë që kishte makina tjetër, një BMW e cila po vinte nga ana e kundërt, e drejtuar nga një grua 26 vjeçe.
Në Kölliken të Kantonit Aargau në Zvicër rreth mesditës së të shtunës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, me ç`rast ka pësuar lëndime ngasja e njërit automjet. Ajo është dashur të transportohet në spital, ndërsa të dyja makinat kanë pësuar dëmtime të rënda, shkruan aargaueruetung.ch.
Një grua 31-vjeçe nga Kosova po e ngiste makinën e saj Mercedes Benz pranë daljes nga autostrada Aarau-West, në drejtim të Bernës dhe kishte për qëllim të lidhej me rrugën Suhrentalstrasse, transmeton albinfo.ch.
Me atë rast ajo kishte shpërfillur përparësinë që kishte makina tjetër, një BMW, e cila po vinte nga ana e kundërt, e drejtuar nga një zvicerane 26 vjeçe. Për pasojë, dy makinat u përplasën me njëra-tjetrën.
Kosovarja me atë rast pësoi lëndime dhe u desh të dërgohej në spital me autoambulancë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa zvicerania ka pësuar vetëm lëndime të lehta.
Policia Kantonale e Aargaut ia ka marrë 31-vjeçares patentëshoferon, duke e dorëzuar atë në Zyrën e Trafikut Rrugor si dhe i ka bërë asaj kallëzim penal para prokurorisë kompetente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.