×
  • Lajme
  • Botë

    Kriza e urisë në Brazil, qytetarët gërryejnë eshtrat e mbetura të kafshëve

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 8:50

    Popullata braziliane është në krizë të thellë ekonomike. Kjo u dëshmua në disa pamje tronditëse që u publikuan në media, ku shihen qytetarë të varfër që kërkojnë copëza mishi në eshtrat e mbetura të kafshëve. Krizën thuhet se e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ku mijëra njerëz kanë mbetur pa punë dhe pa të ardhura financiare.


    Fotografitë e publikuara në The Guardian janë të realizuara në Rio, ku në një fabrikë ku prodhohet ushqim për kafshët dhe sapun, shihen persona duke mbushur qeset me mbetje.

    “Në vend se njerëzit të vinë dhe të kërkojnë një copë kocke për qentë e tyre, këto ditë ata luten për eshtra për ta bërë ushqimin për vete”, ka thënë Jose Divino Santos, i cili po mbulonte raportin në Rios.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!