×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi i Izraelit ndaj Iranit

    Kriza në Lindjen e Mesme, kryeministri britanik: Përshkallëzimi nuk është në favor të askujt

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 12:55

    Kryeministri britanik thotë se përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme nuk është në favor të askujt.

    Kryeministri britanik shmangu komentet mbi raportet për sulmin izraelit ndaj Iranit, duke thënë se “nuk do të ishte e drejtë që të spekulojë derisa faktet të bëheë të qarta”.

    Ai përsërit thirrjet për de-përshkallëzim të situatës. Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar nuk dëshiron asnjë lloj përshkallëzimi.

    Sakaq ai tha se Britania ka dënuar sulmin që Irani bëri ndaj Izraelit fundjavën e kaluar, ndërsa theksoi se Izraeli ka çdo të drejtë për tu mbrojtur, shkruan The Guardian.

    “Siç i thashë kryeministrit Netanyahu kur fola me të javën e kaluar, përshkallëzimi i madh nuk është në interesin e askujt. Ajo që duam të shohim është qetësia në të gjithë rajonin”, shtoi kryeministri britanik.

    Një raketë izraelite goditi mëngjesin e sotëm Iranin, si shenjë hakmarrjeje për sulmin me raketa që Irani bëri ndaj Izraelit fundjavën e kaluar. Mediat shtetërore iraniane citojnë raporte të pakonfirmuara për shpërthime në provincën qendrore të Isfahanit.

    Transmetuesi shtetëror iranian IRIB ka minimizuar raportet për një sulm, duke thënë se Isfahani është “i sigurt”.

    Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej raketave dhe dronëve iranianë të gjuajtur në Izrael të shtunën e kaluar.

    Më shumë se 300 dronë dhe raketa u lëshuan kundër Izraelit nga Irani gjatë sulmit të tij të paprecedentë, Teherani ka pohuar se ishte hakmarrje për një sulm ajror të supozuar izraelit në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë 13 persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!