Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka shkarkuar Ministrin e Financave, Christian Lindner.
Tashmë ish-ministri liberal kishte propozuar zgjedhje të parakohshme në Gjermani për zgjidhje të krizës brenda koalicionit, ka raportuar gazeta gjermane Bild, përcjell Reporteri.net.
Linder vjen nga Partia Liberale Gjermane (FDP), që është pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani, ku bëjnë pjesë partia e Scholz SPF dhe Partia e gjelbër.
Shkarkimi i tij është konfirmuar nga zëdhënësi Steffen Hebestreit, raporton DW.
Rreth dy javë më parë, i njëjti kishte kërkuar reforma gjithëpërfshirëse ekonomike, të cilat janë kundërshtuar nga dy partitë e tjera në koalicion.
Përplasja në shpenzime vjen pasi ekonomia e Gjermanisë ka luftuar dhe po përballet me një vit tjetër recesioni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.