×
  • Lajme
  • Botë

    Kryebashkiakja e Mexico City u shpall luftë karteleve vrasëse që e kërcënojnë

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 18:32

    Kryebashkiakja e re e Cuauhtémoc në kryeqytetin Mexico City, Sandra Cuevas ka thënë sot se do të ketë një fushatë të ashpër kundër krimit të organizuar me qëllim ta bëjë rajonin e saj më të sigurtin në qytet.


    Ajo paralajmëronte gjithashtu kartelet e drogës se kohës së tyre po i vjen fundi në Mexico City.

    Biznesmenia 35-vjeçare, gjithashtu aktiviste sociale ka parashtruar planet e saj për të çliruar Cuauhtémoc nga kapja e gangsterëve brenda 18 muajsh.

    Duke folur në Kongresin e qytetit, Cuevas përmendi vendosmërinë e saj për të larguar nga zona aktivitetin e kartelit brutal të drogave ‘Jalisco Nueva Generacion’ apo bandave të tjera si CJNG dhe La Unión de Tepito.

    “Ne do të konfrontohemi me krimin e organizuar, në mënyrë që ai të largohet nga Cuauhtémoc.”

    Sipas Milenio.com, Cuevas insistonte se politikat e saj të ashpra kanë mbështetjen e qeverisë qendrore.

    “Edhe nëse do të ketë mijëra kërcënime, objektivi i garantimit të sigurisë në Cuauhtémoc do të realizohet,” tha Cuevas, raporton TCH.

    Si pjesë e luftës së saj Cuevas prezantoi planet e kullave të reja të kontrollit të kamerave të sigurisë, për mbrojtjen e rreth 550,000 banorëve të zonës dhe rreth 6 milionë vizitorëve të përditshëm.

    Ajo shtoi se kartelet e drogës që do të goditen janë La Unión, Anti-Unión, La Ronda 88 dhe grupi i militarizuar CJNG.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!