Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shtrua në spital me urgjencë ditën e sotme, teksa dyshohet se ai ka vuajtur nga dehidratimi, tha zyra e tij, për shkak se temperaturat e larta në vend.
Analizat fillestare të Netanyahut dolën normale dhe ai duket se është në gjendje të mirë, tha zyra e tij në një deklaratë. Ai u shtrua të shtunën në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan, në periferi të Tel Avivit, sipas CNN.
Temperaturat në Izrael kanë arritur mbi 35 gradë Celsius prej disa ditësh dhe pritet të vazhdojnë në atë nivel për javën e ardhshme, ka njoftuar Shërbimi Meteorologjik i Izraelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.