Policia Norvegjeze tha ditën e sotme se ata kanë gjobitur kryeministren Erna Solberg për thyerjen e rregullave të distancës sociale Covid-19, kur ajo organizoi një mbledhje familjare për të festuar ditëlindjen e saj.
Gjoba është 20.000 (Norwegian crowns), ose 2352 dollarë, tha shefi i policisë Ole Saeverud në një konferencë shtypi.
Kryeministrja me dy mandate kërkoi falje për organizimin e një ngjarje për ditëlindjen e saj të 60-të me 13 anëtarë, pavarësisht nga rregullat e qeverisë që ndalojnë grumbullimet me më shumë se 10 njerëz.
“Mbase policia nuk do të kishte lëshuar një gjobë në shumicën e rasteve të tilla,por kryeministrja ka qenë në krye të punës së qeverisë për të vendosur kufizime,” tha policia.
“Gjoba është veprimi i duhur për të mbështetur besimin e publikut të gjerë në rregullat për kufizimet shoqërore,” tha Saeverud.
Zyra e kryeministres nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente, raporton Reuters.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.