×
  • Lajme
  • Botë

    Kush është Kushneri? Burri i Ivanka Trumpit, që mori pjesë në takimin Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 10:11

    Jared Kushner, është zyrtari i Shtëpisë së Bardhë që ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me 4 shtator ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Por cila është biografia e Kushnerit, bashkëshortit të Ivanka Trump?

    I lindur më 10 janar 1981. Është investitor amerikan, zhvillues i pasurive të patundshme dhe botues gazetash dhe ushtron funksionin e këshilltar të vjehrrit të tij , Donald Trump.

    Qe një kohë të gjatë drejton kompaninë “Kushner Companies”. Po ashtu, Kushner udhëheq me Observer Media – botues New York Observer.

    Tutje, në biografinë sqarohet se ai është bashkëthemelues dhe pronar i një pjese të “Cadre”, platformë online e investimeve në pasuri të paluajtshme, shkruan indeksonline.

    Gjatë fushatës presidenciale të Trump 2016 , Kushner ndihmoi në zhvillimin dhe drejtimin e strategjisë së fushatës.

    Kushner është autor i një plani paqeje në konfliktin izraelito-palestinez , që u shpall në janar të 2020 dhe u përshkrua si shumë e favorshme për Izraelin.

    Gjithashtu, ai ishte pjesëmarrësi kryesor i administratës Trump në bisedimet që çuan në normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në Gusht 2020.

    Dhe së fundmi, ai ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!