×
  • Lajme
  • Botë

    Lëshohet urdhër-arrest për Trumpin

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 12:49

    Ditën e sotme Iraku ka lëshuar një urdhër arresti ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.


    Ky urdhër-arrest është lëshuar nga një gjykatës në Bagdad në lidhje me vrasjen e gjeneralit iranian Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis dhe një lideri të milicisë irakiane në janarin vitit të kaluar, raporton Washington Post.

    Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit.

    Washington Post, shkruan se akuza për vrasje në Irak ka dënim me vdekje. Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!