Avokati i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Rudy Giuliani, tha se fushata e republikanit po tërhiqet nga proceset gjyqësore në lidhje me zgjedhjet në Michigan.
Masa përfaqëson dështimin e fundit në përpjekjet e fushatës për të sfiduar fitoren e parashikuar të zgjedhjeve të demokratit Joe Biden, raporton CNBC.
“Ne po tërhiqemi nga procesi gjyqësor në Michigan”, tha Giuliani në një deklaratë.
Procesi gjyqësor i fushatës së Trumpit u përpoq të parandalonte qarkun e Wayne, në të cilin ndodhet qyteti i Detroit, të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve dhe që ato fletëvotime të mos numërohen deri në numërimin përfundimtar. Ndryshe, Biden deri më tani ka mbi 300 vota elektorale gjersa Trump 242 sosh gjersa kandidati që siguron 270 vota, shpallet edhe fitues i garës së zgjedhjeve për president të SHBA-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.