×
  • Lajme
  • Botë / Dënohet sulmi

    Liderët e G7-së: Irani rrezikon të provokojë përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 19:21

    Liderët e G7 dënuan sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe riafirmuan mbështetjen e plotë për Tel Aviv, thuhet në një deklaratë.

    Ata gjithashtu thonë se do të punojnë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme.

    “Me veprimet e tij, Irani ka ecur më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget,” shtohet deklarata e lëshuar nga presidenti i G7, Italia, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

    Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se shpreson që Izraeli të tregojë përmbajtje në përgjigjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!