300 nga 700 emigrantët e arrestuar në Misisipi gjatë një operacioni masiv janë lënë të lirë.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë informacione për kombësinë e të arrestuarve por qeveria meksikane raportohet se ka dërguar staf konsullor në zonë për të ndihmuar shtetasit e saj.
Një pjesë e të arrestuarve në fabrikat e përpunimit të ushqimit në Misispi u lanë të lirë, me arsyetimin se ata punonin për të mbajtur familjet dhe fëmijët e tyre.
Presidenti Donald Trump i kishte paralajmëruar një muaj më parë arrestimet masive, duke thënë se “miliona të huaj të paligjshëm që janë në SHBA, do të kthehen në vendet e tyre.