×
  • Lajme
  • Botë

    Lituania dëbon dy diplomatë bjellorusë

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 17:49

    Lituania tha se do të dëbojë dy diplomatë bjellorusë, të cilët i akuzon për kryerje të aktiviteteve “që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik”. Ky njoftim nga Lituania vjen në kohën e rritjes së tensioneve, pasi Bjellorusia devijoi fluturimin e një avioni për në Minsk, i cili ishte nisur drejt Lituanisë. Më pas, autoritetet bjelloruse arrestuan një gazetar.


    Dy pjesëtarëve të stafit të Ambasadës bjelloruse në Vilnius u është dhënë shtatë ditë afat që të largohen nga Lituania, tha Ministria e Jashtme më 28 maj.

    Ministri i Jashtëm i Litanisë, Gabrielius Landsbergis tha se ky vendim gjithashtu është një “shprehje e solidaritetit” me Letoninë, ku i gjithë stafi i ambasadës së saj është dëbuar nga Bjellorusia.

    Minsku dëboi diplomatët letonezë, pasi flamuri i Bjellorusisë ishte hequr gjatë kampionatit botërorë të hokejit, që u mbajt në Riga dhe ishte zëvendësuar me flamurin që po përdor opozita bjelloruse.

    Më 23 maj, autoritetet bjelloruse detyruan fluturimin e kompanisë Ryanair që të ateronte në Minsk dhe më pas arrestuan gazetarin dhe aktivistin e opozitës, Raman Pratasevich së bashku me të dashurën e tij, Sofia Sapega. Ky avion ishte nisur nga Greqia për në Lituani.

    Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Bjellorusisë në përgjigje të devijimit të fluturimit dhe arrestimit të gazetarit bjellorus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!