×
  • Lajme
  • Botë

    Lufta kundër Covid-19, Rusia nis fushatën e vaksinimit të popullatës

    Reporteri
    09 Shtator 2020 | 15:21

    Rusia është një hap para shteteve të tjera, sa i përket luftës kundër pandemisë koronavirus.


    Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka nisur fushatën e vaksinimit të popullatës, teksa zhvilluesit e “Sputnik V” menaxhojnë testimin klinik të shkallës së gjerë te civilët.

    Shkencëtarët rusë pohojnë se fushata te qytetarët do të jetë 1-vjeçare. “Porcioni i parë i vaksinës Sputnik V i ka kaluar të gjitha testet e nevojshme të cilësisë dhe është lëshuar për qarkullim civil”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Shëndetësisë.

    Të parët që pritet të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë dhe mësuesit. Kjo erdhi pasi revista e njohur mjekësore “Lancet” publikoi një studim, me të cilin pohonte se vaksina krijon antitrupa kundër Covid-19 dhe se nuk ka efekte të rënda anësore.

    Megjithatë ende ka dyshime të mëdha, pasi mendohet se shkencëtaret rusë anashkaluan disa faza të rëndësishme në arritjen e vaksinës. Qendra shtetërore kërkimore e mikrobiologjisë dhe epidemiologjisë “Gamaleya”, e cila mban autorësinë e saj, thotë se duhet të prodhohen 80 milionë doza për të arritur imunitetin e masës.

    Për këtë ka kërkuar dhe ndihmën e Indisë për të rritur fuqinë prodhuese, në mënyrë që të mundësohet edhe furnizimi i shteteve të tjera. Deri më tani më shumë se 20 vende të botës kanë shprehur interesim për 1 miliard doza të vaksinës ruse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!