Konsiderohet si një nga shtetet evropiane ku vetura është mbret, por tani Luksemburgu është bërë i njohur edhe për ofrimin e transportit publik falas.
Deri më tani, ka edhe qytete tjera që e ofrojnë këtë mundësi siç është Tallin, por nga sot Luksemburgu bëhet i pari që e ofron për tërë shtetin, transmeton Telegrafi.
Si trenat, ashtu edhe autobusët do të jetë falas dhe për dallim nga qyteti i Estonisë, do të jetë në dispozicion si për banorët vendas ashtu edhe për turistët.
“Futja e transportit publik falas, është një masë e rëndësishme sociale”, tha ministri i Luksemburgut për lëvizshmëri, François Bausch.
Autobusët përdoren nga vetëm për 32 për qind e udhëtimeve, për të shkuar në punë, përpara trenave me 19 për qind, derisa në Paris rreth 80 për qind e punëtorëve shkojnë në punë me autobus.
“Ne kemi investuar për vite me radhë, në ndërtimin e rrugëve. Qeveria po bën përpjekje, por ka një vonesë të madhe në drejtim të zhvillimit të transportit publik”, tha Blanche Weber, presidenti i Lëvizjes Ekologjike Luksemburgut.
Seksioni i parë i një tramvaji u hap në fund të vitit 2017, por punimet janë duke vazhduar për të lidhur jugun e kryeqytetit dhe aeroportin në veri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.