Pas pamjeve për të cilat po fliste e gjithë bota, çifti presidencial francez, Emmanuel dhe Brigitte Macron, vazhduan turneun e tyre aziatik.
Çifti vizitoi Indonezinë pas Vietnamit, ku ndodhi goditja Ata u takuan me Presidentin indonezian Prabowo Subianto gjatë një vizite në Tempullin Borobudur, monumenti më i madh budist në botë dhe një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Gjatë turit në Indonezi, si dhe gjatë një seti fotografik me presidentin indonezian, Emmanuel dhe Brigitte shihen dorë për dore dhe të buzëqeshur.
Kujtojmë që Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte ishin në një vizitë zyrtare në Vietnam. Në momentin kur dyert e aeroplanit po hapeshin, kamerat regjistruan një debat mes çiftit Macron. Në një moment, një dorë e shtyn fytyrën e Macronit larg.
Macron më pas pa se dera e avionit ishte e hapur dhe se kishte kamera përpara tij. Ai buzëqeshi ngathët dhe i bëri me dorë turmës. Çifti më pas zbriti shkallët dhe Brigitte mbante veshur një xhaketë të kuqe, prandaj është arritur në përfundimin se ishte dora e saj që e largoi fytyrën e Macronit. Shikoni videon:
Zyra e Macron fillimisht mohoi vërtetësinë e pamjeve në mediat sociale dhe pretendoi se ato ishin krijuar duke përdorur inteligjencë artificiale. Pasi videot u verifikuan, ata e ndryshuan historinë. Ata filluan të pretendonin se ishte “ngacmim lozonjar”. /Reporteri.net/