Presidenti francez, Emmanuel Macron të Enjten tha se vetëm Ruandët mund ta falin Francën për rolin e saj në gjenocidin e Ruandës në vitin 1994.
“Në këtë rrugë, vetëm ata që kaluan atë natë ndoshta mund të falin, na japin dhuratën e faljes,” tha Macron në një fjalim në memorialin e gjenocidit të Gisozi në Kigali, ku janë varrosur më shumë se 250,000 persona të komunitetit Tutsi, raporton Reuters, transmeton Reporteri.net.
Franca nuk i dëgjoi ata që e paralajmëruan atë për masakrën e afërt në Ruandë dhe qëndruan de facto pranë një regjimi gjenocid, tha Macron.
Por Franca “nuk ishte një bashkëpunëtore” e gjenocidit, shtoi Macron.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.