×
  • Lajme
  • Botë / Konferenca e Parisit

    Macroni kërkon unitet të Evropës për Ukrainën: Rusia nuk mund të fitojë

    Reporteri
    26 Shkurt 2024 | 21:38
    Emmanuel Macron, President i Francës

    Më shumë se 20 liderë të shteteve evropiane janë mbledhur për të treguar unitetin për Ukrainën dhe për ta paralajmëruar Rusinë se përkrahja e tyre për Kievin është e palëkundur, shkruan Associated Press.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, nikoqir i konferencës që është mbajtur në Paris, ka thënë se dëshiron që me anë të diskutimeve të kërkojë mënyra që “do të forconin faktin se Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Jemi në moment kritik”, ka thënë Macroni.

    “Me Ukrainën që ka burime të kufizuara, ne duhet ta armatosim, t’i ofrojmë burime ushtarake. Por gjithashtu duhet të mendojmë se si t’i menaxhojmë këto përpjekje për t’u siguruar që Rusia të mos fitojë”, ka shtuar ai.

    Shtetet evropiane janë të shqetësuara se SHBA-ja do të kthejë mbrapshtë përkrahjen për Ukrainën në Kongresin e trazuar. Gjithashtu kanë shprehur shqetësimet për kthimin e mundshëm të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke ia mundësuar Rusisë që të zgjerojë agresionin në kontinent.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!