Numri i vdekjeve të shkaktuara nga një sulm terrorist në një fshat në veri të Burkina Faso u rrit në 160 viktima , konfirmojnë burimet e sigurisë së vendit.
Në orët e para të së shtunës, terroristët bastisën fshatin Yagha në rajonin verior të Sahelit, duke hapur zjarr ndaj banorëve dhe fshatarëve.
Pas sulmit, Presidenti Roch Marc Christian Kabore njoftoi tre ditë zie kombëtare duke filluar të shtunën në mbrëmje.
Vendi i Afrikës Perëndimore është dëmtuar nga sulme të përsëritura terroriste që kanë marrë qindra jetë në pesë vitet e fundit duke u përballur me një krizë serioze humanitare.
Vendet e Sahelit Burkina Faso, Niger dhe Mali janë në epiqendrën e një prej krizave të zhvendosjes dhe mbrojtjes me rritjen më të shpejtë në botë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.