Disa persona janë vrarë pas të shtënave në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit (SHBA).
Sipas CNN, raportimet e para për të shtëna u dhanë në orën 11:00 me orën lokale (19:00 me orën shqiptare).
Policia ka njoftuar banorët e zonës që të qëndrojnë larg qendrës tregtare Cielo Vista, që ndodhet disa kilometra larg kufirit të SHBA-së me Meksikën.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se ka viktima, por nuk dha numrin e personave që kanë vdekur si pasojë e të shtënave.
Ndërkohë, disa të tjerë janë dërguar në spital.
Policia thotë se dyshohet se janë disa persona që kanë qëlluar me armë zjarri në qendrën tregtare. Deri tani janë arrestuar 3 persona.