×
  • Lajme
  • Botë

    “Mbetet për t’u parë”, Biden nuk përjashton mundësinë që së shpejti të ketë takim me Putinin

    Reporteri
    06 Tetor 2022 | 22:16

    Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi me homologun e tij rus, Vlaimir Putin, në samitin e G20, i cili do të mbahet në nëntor, në Bali të Indonezisë.

    “Mbetet për t’u parë”, u tha Biden gazetarëve, kur u pyet për mundësinë e te takuarit kokë më kokë me presidentin rus, në kuadër të samitit.

    Mediet perëndimore shkruajnë gjithashtu se nëse Putin merr pjesë në samit, duhet të ketë pjesëmarrje dhe nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe pse vendi i tij nuk është anëtar i G20-ës.

    Joe Biden theksoi gjithashtu se me shumë mundësi dp të ketë një takim me Xi Jinping, gjithmonë nëse presidenti kinez shkon në samit.

    Deri më tani, nuk është konfirmuar ende nëse Vladimir Putin dhe Xi Jinping do të marrin pjesë në samitin e G20 në nëntor. Pushtimi i Ukrainës ka izoluar Rusinë në skenën ndërkombëtare, ndërsa presidenti i Kinës ka kufizuar udhëtimet jashtë vendit për shkak të pandemisë Covid-19.

    Në gusht, presidenti indonezian Joko Widodo tha në një intervistë për Bloomberg se homologët e tij rusë dhe kinezë do të merrnin pjesë në samit. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!