×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 1000 studentë të infektuar në Britani: Mësimi kalon online

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 22:21

    Mbi 1600 studentë dhe anëtarë të stafit pedagogjik kanë rezultuar të infektuar me coronavirus në dy Universitete britanike. 1003 studentë dhe 12 anëtarë stafi janë infektuar vetëm gjatë javës së kaluar në Universitetin NewCastle ndërsa 619 janë raste të konfirmuara më herët në Universitetin fqinj Northumbria.


    Në dy Universitetet është marrë vendimi që mësimi të vijojë online për shkak të rrezikut të përhapjes së Covid. Mësimi online do të vijojë për tre javët e ardhshme.

    Në pikëpyetje është vënë vendimi i qeverisë për të hapur shkollat, por sipas ekspertëve kjo rritje e të infektuarve pritej për shkak të ndërveprimit social të studentëve me njëri tjetrin.

    Ndërkohë, në Universitetin Leeds, 555 studentë dhe tre anëtarë të stafit janë infektuar midis 28 shtatorit dhe 4 tetorit.

    Qeveria britanike ka njoftuar se do ashpërsojë masat në rast të rritjes së infeksionit, ku ka drejtuar gishtin tek të rinjtë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të zbatojnë rregullat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!