×
  • Lajme
  • Botë / Viti 2024

    Mbi 35 mijë emigrantë arritën në Britani të Madhe me varka të vogla gjatë këtij viti

    Reporteri
    15 Dhjetor 2024 | 18:14

    Më shumë se 35,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit, tregojnë shifrat e fundit, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Të shtunën, 160 persona bënë udhëtimin nga Franca me tre varka, duke e çuar totalin për këtë vit në 35,040 – 20% më i lartë se vitin e kaluar.

    Numri i kalimeve me varka të vogla për të gjithë vitin 2023 ishte 29.437, i cili u tejkalua më 25 tetor të këtij viti kur totali për vitin 2024 arriti në 29.578.

    Shifrat për javën e kaluar tregojnë se nuk kishte mbërritje me varka të vogla midis të shtunës 7 dhe të mërkurës 11 dhjetor.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!