Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e më shumë se gjysmë milionë njerëzve brenda vetëm gjashtë muajve.
Numri i të vdekurve e ka kaluar 500.000-shin të dielën mbrëma, raporton “The Guardian”, transmeton KOHA.
Numri i real i të vdekurve megjithatë besohet të jetë edhe më i madh. Ndërkohë, rastet e infektimeve po rriten për rreth një milionë në javë, ka paralajmëruar OBSH-ja gjatë javës së kaluar.
SHBA-ja deri më tani ka numrin më të lartë të të vdekurve të konfirmuar globalisht, me më shumë se 2.5 milionë të infektuar dhe 125.873 të vdekur. Brazili është i dyti me më së shumti raste të infektuara dhe të vdekur, me 1.3 milionë infektime të regjistruara dhe 57.622 të vdekur.
Pandemia ka shkaktuar edhe papunësi të madhe në shumë shtete, ngase masat e kufizimeve kanë detyruar njerëzit të mbyllen në shtëpi, duke shkaktuar ndaljen e aktiviteteve ekonomike.
Tani, kur shumë shtete po i lirojnë kufizimet me shpresa se do të rimëkëmbin ekonomitë, shpërthimet e reja të infektimeve janë në rritje e sipër. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.