Mbretëresha Elizabetë dhe Duka i Edinburgut kanë marrë vaksinat kundër Covid-19, ka bërë me dije Pallati Buckingham.
Një burim tha për “Reuters” se vaksinat u injektuan të shtunën nga një mjek i familjes në Kështjellën Windsor. Burimi shtoi se Mbretëresha vendosi të bënte të ditur se ajo kishte kryer vaksinimin, për të parandaluar spekulimet mbi këtë argument.
Mbretëresha, 94 vjeç, dhe Princi Philip, 99 vjeç, janë midis rreth 1.5 milion njerëzve në Mretërinë e Bashkuar që kanë marr të paktën një dozë të vaksinës Covid deri më tani. Njerëzit e moshës mbi 80 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër grupet me përparësi të lartë të cilëve u bëhet vaksina e para.
Çifti po qëndron në izolim në banesën e tyre në Kështjellën Windsor pasi vendosën të kalonin një Krishtlindje të qetë në rezidencën e tyre në Berkshire, në vend të mbledhjes tradicionale të familjes mbretërore në Sandringham.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.