×
  • Lajme
  • Botë

    Mbretëresha Elizabeth dhe Joe Biden takohen javën e ardhshme

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 18:15

    Mbretëresha Elizabeth do të takojë Presidentin e SHBA Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden javën e ardhshme, ka thënë Pallati Buckingham.


    Takimi në Windsor të dielën 13 qershor përkon me përfundimin e vizitës së Biden në Britani për samitin e G7 të liderëve nga ekonomitë më të mëdha në botë.

    Biden do të jetë presidenti i 12-të në shërbim të SHBA, me të cilin Mbretëresha takohet si monarke, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo u takua me paraardhësin e tij Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump në Pallatin Buckingham në 2019.

    Madhështia e saj, 95, u takua për herë të parë me një president në shërbim të SHBA, Harry S Truman, si asokohe Princesha Elizabeth në 1951.

    Që atëherë ajo është takuar me të gjithë liderët e zgjedhur amerikanë gjatë 69 viteve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!