×
  • Lajme
  • Botë

    Mbyti bashkëshorten në gjumë, piloti grek dërgohet në burgun e grave

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 23:10

    Greku Babis Anagostopoluos, që mbyti gruan e tij në gjumë dhe ngjarjen tentoi ta “shesë” si vrasje nga grabitësit, është dërguar në burgun e grave në Koridhalosë.


    Sipas mediave greke, ai u dërgua në burgun e grave për arsye sigurie.

    Vendimi për 33-vjeçarin erdhi pas rënies dakord të hetuesit dhe prokurorit të çështjes, pas deponimit prej gati 5 orësh që ka dhënë autori i vrasjes së 20-vjeçares Caroline.

    Teksa shoqërohej nën masa të rrepta sigurie, para gjykatës qytetarët thërrisnin “monster” dhe “të kalbesh në burg”.

    “Shkatërrova jetën time, shkatërrova jetën e familjes sime,” thuhet se ka deklaruar 33 vjeçari që ka mbytur në gjumë gruan e tij në prani të foshnjës 11 muajshe.

    Në seancën e zhvilluar u ngrit pretendimi se ai ka pasur përplasje fizike me Caroline përpara se ta vriste.

    Por një shoqe e studentes britanike tha se Caroline merrej me arte marciale dhe se ishte e fortë fizikisht. Sipas mediave greke, ajo ka deklaruar se nëse ata vërtetë do të ishin zënë, Caroline do e rrihte.

    “Së pari më lejoni t’ju them, Caroline merrej me arte marciale. Ajo ishte një vajzë e gjatë në gjendje të shkëlqyeshme fizike. Ajo do ta kishte zhdepur Babisin në dru. Nuk kishte shans që ai të konfliktohej me Caroline dhe të fitonte”, tregon mikesha e 20-vjeçares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!