×
  • Lajme
  • Botë

    Me helikopterë, qen dhe qindra policë – Italia e gjitha në këmbë për ta kapur bossin e Cosa Nostra

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 19:46

    Qindra efektivë policie janë vënë në kërkim të Matteo Messina Denaro. Sipas mediave italiane, mbi 150 efektivë kanë nisur kontrollet në zonën e Siçilisë dhe Kalabrisë për të kapur “bossin” famëkeq të Cosa Nostrës.


    Në ndihmë të efektivëve, janë vënë edhe disa helikopterë dhe njësi speciale të “përforcuar” me qen. Në kontroll janë vënë mjaft banesa në komunat Castelvetrano, Campobello di Mazara, Santa Ninfa, Partanna, Mazara del Vallo, Santa Margherita Belice e Roccamena e persona në lidhje me bosin mafioz, me të kaluar kriminale e pranë familjeve mafioze

    Shefi i Cosa Nostra, i konsideruar si një nga të arratisurit më të rrezikshëm në botë, nuk dihet se ku fshihet që nga viti 1993. I lindur më 26 prill 1962 në Castelvetrano, në zonën e Trapanit, Matteo Messina Denaro ka “mbi supe” një dënim të përjetshëm për masakrat e bëra në vitin 1992. Ai akuzohet për vrasje, masakra, shkatërrime pronash private, vjedhje dhe kundërvajtje të tjera të vogla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!