Zvicra konfirmoi se më shumë se gjysmë milioni njerëz janë vaksinuar deri më tani – përfshirë 50,000 që kanë marrë një dozë të dytë.
Nora Kronig, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës, konfirmoi se Zvicra deri më tani ka vaksinuar më shumë se 500,000 njerëz, transmeton albinfo.ch.
Nga ata, rreth dhjetë për qind – ose 50,000 njerëz – kanë marrë dozën e tyre të dytë.
Makina e vaksinimit në Zvicër filloi në fund të dhjetorit, me qeverinë që nuk lëshoi informacione për numrat e vaksinave deri në fund të janarit.
Pak më shumë se 700,000 doza vaksinimi janë dorëzuar në kantone më 7 shkurt 2021.
Nidwalden ka vaksinuar përqindjen më të lartë të popullsisë së saj, me më shumë se 10 për qind, ndërsa në kantonin e Bernës shifrat janë të ulëta – me vetëm 3.42 për qind.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.