×
  • Lajme
  • Botë

    Merkel merr dozën e dytë të vaksinës, është ndryshe nga e para

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 19:07

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.


    Por ndryshe nga herën e parë, kur ajo mori vaksinën AstraZeneca, kancelarja gjermane zgjodhi që dozën e dytë të aplikonte vaksinën e Modernas.

    Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, i cili saktësoi se Merkel zgjodhi mënyrën e vaksinimit heterolog.

    Të njëjtën mënyrë vaksinimi do të aplikojë dhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi, i cili gjithashtu ka marrë në dozën e parë vaksinën e AstraZeneca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!