Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka kërkuar sot shteteve anëtare të BE që të vendosin karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga Britania e Madhe.
Merkel u shpreh se do të ishte mirë që shtetet e tjera të Evropës të ndiqnin shembullin e Gjermanisë dhe të vendosin izolim të detyruar për udhëtarët që vijnë nga vende ku mbizotëron varianti Delta.
“Në vendin tonë, nëse vjen nga Britania e Madhe, duhet që të futesh në karantinë dhe kjo nuk ndodh në çdo vend evropian. Do të doja që të shihja vendosjen e karantinës,” tha Merkel në parlament.
Ditën e djeshme kancelarja gjermane u shpreh se po shpreson për koordinim më të mirë sa i përket rregullave të udhëtimit mes 27 shteteve anëtare të bllokut. Ajo kritikoi Portugalinë që ka lejuar futjen e turistëve britanikë pavarësisht prevalencës së variantit Delta në Britani të Madhe.
Edhe Ursula Von der Leyen pranoi se ishte e shqetësuar për përhapjen e varianit Delta duke shtuar se është thjesht çështje kohe derisa të bëhet varianti dominant në Evropë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.