SHBA dhe NATO do të tërheqin të gjitha trupat nga Afganistani brenda 14 muajve nëse Talibanët përmbushin angazhimet e tyre në bazë të marrëveshjes së Dohas, të nënshkruar sot, transmeton Reporteri.net.
Kjo u bë e ditur në një deklaratë të përbashkët nga qeveritë amerikane dhe afgane.
Sipas SHBA-së, në fazën e parë, ky shtet do të zvogëlojë numrin e trupave të tij nga rreth 13,000 në 8.600 brenda 135 ditëve.
Marrëveshja besohet se çon në përfundim të luftës 18-vjeçare, e cila filloi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Shtetet e Bashkuara.
Delegacioni i Talibanëve, i cili ka 31 delegatë, ka mbërritur tashmë në Katar, dhe marrëveshja është vendosur të nënshkruhet nga lideri politik i lëvizjes Abdul Gani Baradar.
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Hotelin Sheraton dhe u ndoq nga sekretari i shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo.
Nënshkrimi i marrëveshjes pasoi një javë pasi të dy forcat amerikane dhe talebanët janë zotuar të ulin dhunën. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.