×
  • Lajme
  • Botë

    Meshkujve u kërkohet ta heqin mjekrën si mbrojtje nga koronavirusi

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 12:10

    Punëtorëve të Universitetit të Southhamptonit u është thënë që të rruajnë mjekrën në një përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.


    Mediat e huaja shkruajnë se stafi në NHS morën sot një email ku thuhet se qimet e fytyrës “kompromentojnë aftësinë për të mbrojtur njerëzit përmes maskës”, transmeton Reporteri.net.

    Drejtori mjekësor Derek Sandeman tha se e kupton që kjo  do të ishte e vështirë sepse mjekra në mesin e meshkujve është shumë e popullarizuar për momentin, mirëpo ai tha se kjo është mënyra më e mirë që të mbrohen nga përhapja e virusit.

    Ai bashkëngjiti një tabelë me 36 stile të ndryshme të mjekrës duke theksuar se cilat ishin të sigurta dhe cilat jo. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!