Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë ditës së djeshme në kryeqytetin e Francës, Paris.
Një person goditi një mësues me thikë në mes të rrugës dhe më pas i preu kokën e u largua me vrap nga aty. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale pranë një shkolle në veriperëndim të Parisit.
Policia u vendos menjëherë në ndjekje të tij ku më pas e ndaluan në një lagje pranë vendit të ngjarjes. Fillimisht efektivët i bën thirrje atij të dorëzohej por më pas e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur në vend.
Siç raportojnë mediat, Samuel Paty, është mësuesi që u vra për shfaqjen e karikaturës së profetit Muhamed.
Ai raportohet se kishte kërkuar nga nxënësit myslimanë që të dilnin nga klasa para se ta shfaqte një karikaturë të profetit, të publikuar nga revista “Charlie Hebdo”, gjatë një ore mësimore ku flitej për lirinë e shprehjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.