Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë thirrje që Rusia pas pushtimit të Ukrainës të pezullohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Michel kërkoi reforma, të cilat ai tha se janë të nevojshme dhe urgjente, shkruan CNN.
“Kur një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara fillon një luftë të paprovokuar dhe të pajustifikueshme, një luftë e dënuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pezullimi i tij nga Këshilli i Sigurimit duhet të jetë automatik”, tha Michel gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të premten duke shtuar se Kremlini po përpiqet të “mobilizojë të gjithë botën kundër një armiku imagjinar”.
“Ne jemi këtu në Kombet e Bashkuara, shtëpia që bashkon njerëzit e botës. Dhe ne të gjithë e dimë se një sistem shumëpalësh i fuqishëm kërkon besim të ndërsjellë. Përdorimi i vetos duhet të jetë përjashtim, por po bëhet rregull,” tha ai./Klan Kosova
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.