×
  • Lajme
  • Botë

    Michigan sivjet po e kthen mbështetjen kah Demokratët, në vitin 2016 Trump kishte befasuar me fitoren në këtë shtet

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 15:29

    16 votat elektorale të Michiganit po dalin të jenë përcaktuese për fituesen e garës presidenciale të këtij viti në SHBA. Kur publikimi i rezultateve në këtë shtet po shkon drejt fundit, kandidati republikan Joe Biden është në epërsi ndaj presidentit aktual Donald Trump që para 4 vitesh kishte qenë befasi fitorja e tij në këtë shtet. Sikurse në vitin 2016, diferenca mes kundërkandidatëve është shumë të vogël votash.


    Donald Trump, sipas rezultateve të publikuara në New York Times, për momentin është duke e humbur Michiganin.

    Kundërkandidat i tij demokrat ndodhet me 11 mijë e 946 vota më shumë sesa republikani Trump, kur janë publikuar 90% e rezultatit zgjedhor, shkruan Reporteri.net.

    Me ketë rezultat, nëse rezultatet e fundit nuk befasojnë serish, Joe Biden është një hap larg fitores së “Shtëpisë së Bardhë”.

    Biden ka 49.3% të votave, derisa Trump 49.1.

    Trump, në vitin 2016 kishte fituar për pak vota në këtë shtet ndaj Hillary Clinton, shkruan Reporteri.net. Saktësisht, për 10,704 vota, derisa në përqindje rezultati ishte përkthyer në 47.3% për Trumpin që u bë president, dhe 47.0% për kandidaten demokrate të zgjedhjeve të atij viti.

    Diferenca në përqindje mes tyre kishte qenë e njëjtë sa është aktualisht në këtë shtet, veçse për kampe të ndryshme në epërsi.

    Fitorja e Trump në vitin 2016 në këtë shtet ishte parë si befasi, ndonëse rezultati ishte shumë i ngushtë. Kjo pasi, ky shtet i kishte dhënë mbështetje në përqindje 9.5% më të madhe demokratit Barack Obama, në vitin 2012, krahasuar me republikanin Mitt Romney. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!